TIRANA

Drejtori i burgut 313, Eduart Struga i akuzuar nga SPAK për korrupsion është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, siç raporton gazetarja Klodiana Lala.

Por GJKKO ka lënë në burg shefin e logjistikës së burgut 313, Florin Ahmeti dhe tregtarin Ervin Kërtulli.

Eduart Struga së bashku me 2 personat e tjerë u arrestuan 3 ditë më parë dhe dyshohet se janë përfshirë në një skemë korrupsioni me tendera për ushqimet.

Vetëm 6 muaj në detyrë Struga u arrestua me vendim të Ministrisë së Drejtësisë teksa SPAK akuzon Ervin Kërtullin si korruptues të funksionarëve publikë me shuma monetare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb