TIRANË

Akademiku Artan Fuga  teksa foli për studentët dhe protestën e tyre, ai u ndal njëherësh edhe tek pjesa e plagjiaturave dhe korrupsionit në universitetet shqiptare.

Ai deklaroi, por jo në formë të bindur, se mund të këtë pedagogë, të cilët janë të trembur nga reforma dhe nga sfidat e arsimit të lartë.

Në fjalën e tij për emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në “News24”, akademiku Fuga bëri thirrje që të mblidhet një Kuvend Kombëtar për të larguar nga rruga studentët, të cilët strapacohen prej gati dy javësh.

“Unë do të isha  për çdo centimetër, që çdo profesor të verifikohet deri në fund. Të gjitha librat e botuara të merren në shqyrtim  rresht për rreshti. A ka spekulime, a ka plagjiatura, a ka korrupsion. Për plagjiaturë nuk është të kopjosh  fjalinë, por të bësh plagjiaturën e metodës dhe termit, bazën e të dhënave.  Pedagogët nuk duan të ndërhyjnë në protestën e studentëve, sepse pastaj do të behët e pedagogëve. Them se ka një përqindje pedagogësh, nuk e përjashtoj, mund të jenë të trembur përballë sfidave.

Çfarë këshillash do t’u sugjeronit studentëve?
Fuga: Nuk dua të japë këshilla, sepse nuk mund të japësh këshilla  për persona që vuajnë, që hanë byrekë. Rinia që vuan për të blerë libra. Nuk ka para për të bërë një udhëtim në Europë. Nuk ka para për të bërë një përkujdesje të duhur shëndetësore. Kam kërkuar një kuvend kombëtar për arsimin, shkarkimin e bordit, agjencive të ministrisë. Të krijohet një këshillë nga përfaqësuese nga të gjitha aktorët për të marrë masat emergjente. Ulja e tarifave në këtë mënyrë mund të sjellë degradim të mësimit, dhe të diplomës. Tarifat janë tërësisht absurde, janë shumë të lartë. Ka disa mekanizma që duhen ndjekur për të ulur ato. Të kërkojnë, te presidenti, tek kryeministri, tek Kuvendi, tek deputetët, që të mblidhet ky Kuvend dhe mos t’i lënë studentët në rrugë dhe në pyll. Të gjithë kanë fajet e tyre , përfshirë edhe mua.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb