Eni Vasili: Zonja Ambasadore, ok, e lëmë opozitën qëndrojmë pak tek qeveria. Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për vendin tonë thotë se korrupsioni është i pranishëm në çdo degë të qeverisjes. Së pari, në një vështrim të përgjithshëm, si e gjykoni ju qeverisjen e Z. Rama?

Ambasadorja Kim: Ashtu siç e thashë më parë, ka shumë hapësira përparimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Por ka edhe hapësira në të cilat ne duam të vazhdojmë të japim mbështetjen tonë të fortë për përmirësim. Korrupsioni është një prej këtyre çështjeve. Nuk mendoj se çudit askënd ajo që shkruhet në raportet tona, që korrupsioni është një problem në të gjitha nivelet e qeverisë. Ndaj mendoj se ka veprime që duhet të vazhdojnë të ndërmerren dhe të shpeshtohen për t’u përballur më këtë problem. Dhe mendoj se po shohim diçka të tillë dhe mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me qeverinë, opozitën, OJQ-të, me cilindo që është palë, për t’u përpjekur për përmirësimin e situatës.

Eni Vasili: Po qëndroj edhe pak, problemi kryesor që theksohet në raportet e institucioneve ndërkombëtare është se në Shqipëri ka probleme me konkurencën dhe garën e lirë. Dhe po citoj, “Shumica e parave publike shkojnë në duart e pak oligarkëve, të cilët më pas si shpërblim apo detyrim ndihmojnë kryeministrin për të fituar zgjedhjet dhe kështu vazhdon prej vitesh,” according to reports. Ju e keni vërejtur këtë, jeni dakord me këtë?

Ambasadorja Kim: Mendoj se të gjithë këto raporte ia vlen të lexohen dhe të veprohet bazuar mbi to. E dini, misioni i USAID-it këtu është shumë specifik. Është të forcojë demokracinë dhe të krijojë një mjedis që ka vend jo vetëm për demokraci por edhe për përparim, transparencë, mirëqeverisje, punësim dhe pavarësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb