I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim online me gazetarët e rajonit të Ballkanit , është shprehur se Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres dhe të intensifikojë përpjekjet sa i takon luftës kundër korrupsionit

Diplomati amerikan tha se “Korrupsioni është sfida më e madhe për gjithë rajonin dhe se kërkon të  të shikoje më shumë progres në rajon.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgonin një grup për të monitoruar zgjedhjet lokale te 14 majit, Escobar tha se nuk kishte informacion për procesin e monitorimit por i kujtoi Shqipërisë se duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u ndal gjerësisht tek marrëveshja e Ohrit për të cilën me bindje tha  se ka një marrëveshje nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe nga presidenti Serb Vuçiç teksa shtoi se zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit duhet të nisë menjëherë

Gjatë bisedës virtuale me gazetarë, Escobar tha se ishte një  marrëveshje “në të gjitha aspektet” dhe se është  ligjërisht e obligueshme për Kosovën dhe Sërbinë, për të vijuar rrugën e integrimit.

“Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë është jashtëzakonisht e kushtëzuar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ai.

Zyrtari i lartë amerikan diskutoi edhe për faktin që as Kosova dhe as Serbia nuk e nënshkruan marrëveshjen gjatë takimit në Ohër.

Diplomati amerikan tha se fokusimi në këtë aspekt është i parëndësishëm, pasi sipas tij, kjo është marrëveshje dhe shihet si e tillë ne sytë e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: