Altin Basha do të jetë autori i emisionit më të ri humoristik ‘’Kosherja’’ që do të transmetohet në ekranin e televizionit ABC.

Basha rrëfen se emisioni fillon javën e parë të marsit dhe transmetohe çdo të dielë në orën 21:00.

Ai zbulon se prezantuesja do tëj etë Jona Spahiu, nëdrkohë për veten e tij thekson se është autor dhe producent teksa sa i përket vështirësive thekson se problemi mbetet tek përzgjedhja e artistëve të rinj pasi ka shumë.

 

Kosherja do të jetë një risi e re dhe do të ndryshojë traditën e krijuar për këto vite, them se ka shumë premisa që të sjellë risi.

Javën e parë të marsit pritet që të nisë dhe transmetimi do të jetë çdo të dielë në orën 21: 00. Mendoj se prezantuesja do ti japë spektaklit shumë risi siç është Jona Spahiu, cilësitë e saj profesionale më kanë bindur që ajo mund të jetë prezantuesja më  e mirë e këtij emisioni dhe mezi presim se si ajo do të përshtatet.

Lehtësia më e madhe në këtë është eksperienca e gjatë në këtë zhanër, është njohja e artistëve, njohja e skemës, unë jam autori dhe producenti ekzekutiv i spektaklit dhe kjo më bën ta kem të lehtë që të ndërtojmë spektaklin. Moderatori nuk është ai që e ndërton spektaklin të ndërtosh një spektakël artistik është një punë e vështirë por fatmirësisht eksperienca më ka bërë që të ndiej deri më tani. Deri më tani vështirësia e vetme është që bëhet përzgjedhja e artistëve të rinj, pasi në të vërtetë ka shumë dhe tek Portokallia nuk  kanë pasur një hapësirë të tillë.

Nga Portokallia jam larguar për shkak të mungesë së lirisë, pas 17 vitesh ky ishte një raport i rënë dhe në ABC mu dha një mundësi e tillë për ta shfrytëzuar si mundësi për gjëra të reja”, ka thënë Altin Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb