KOSOVE

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, ka cilësuar 2019-tën si vitin kur  pritet të ndodhë marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj që viti 2019 duhet të jetë viti i një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nëse raportet mes Serbisë dhe Kosovës nuk përmirësohen, do të bëhet edhe më keq. Vërtetë nuk ekziston mundësia e vërtetë për ta mbajtur status-quon”, ka deklaruar ambasadori amerikan në Kosovë gjatë një interviste dhënë për Kosevv.

Kosnett ka shtuar se vendi i tij dëshiron ta shoh “një marrëveshje kreative dhe gjithëpërfshirëse mes dy vendeve”, që duhet marrë parasysh brengat dhe sigurinë e serbëve në Kosovë dhe se një gjë e tillë nuk duhet të shpërfillet.

Ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, në të cilat u bënë thirrje se është momenti unik për arritjen e një marrëveshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb