Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, mirëpriti emërimin e ambasadorit të SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell, si i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.

Kosnett në një postim në “Twitter” ka shkruar se emërimi i tij, krahas Matt Palmer tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin.

“Mezi pres të punojë me ambasadorin Ric Grenell si të Dërguar Special të presidentit për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës. Emërimi i tij, krahas Matt Palmer tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb