KOSOVË

Iran Bardalli është autori i vrasjes së policit Sami Thaçi dhe plagosjes së dy të tjerëve gjatë operacionit anti- drogë në Zhur të Prizrenit.

Mësohet se në momentin e kontrollit të banesës Bardalli ka shkaktuar një shpërthim i cili mbetet ende i paqartë për Policinë kosovare, duket shkaktuar vdekjen e policit dhe plagosjen e dy të tjerëve. Po ashtu dyshohet se është plagosur dhe një fëmijë i autorit.

Një lëndë plasëse ka qenë e montuar në katin e dytë nga pronari i banesës Iran Bardalli.

Policia ishte duke kontrolluar banesën e Bardallit për lëndë narkotike dhe dhunë në familje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb