KOSOVE- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, mori pjesë sot në Shkup në konferencën ministrore të Iniciativës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë.

“Kosova është fuqimisht e përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim adresimin e dukurive që janë shqetësim për gjithë rajonin”, tha ministri Hyseni gjatë konferencës, ku edhe zyrtarisht Kosova është pranuar anëtare e plotë, me të drejta të barabarta në këtë iniciativë.

Ministri Hyseni shfrytëzoi këtë rast që të falënderojë të gjitha vendet që kanë përkrahur pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në këtë iniciativë dhe është zotuar që Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë përkatëse do të japin kontributin e plotë në këtë nismë rajonale.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: