TIRANË- Kosova është bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në “Twitter” ku thotë se Kosova ka kaluar sprovën e miratimit. Rama ka dhe një urim për të gjithë ata që punuan për këtë votim.

“Kosova kalon sprovën e miratimit dhe kthehet nga vëzhgues në anëtar i asociuar i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë?????
Urime Kosovës dhe të gjithë atyre që punuan për këtë votim me rëndësi për ecurinë e shtetit tonë të dytë?”, shkruan kryeministri Rama.

Rama Twitter
Rama Twitter

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb