KOSOVË

36 pjestarë të komunitetit rom që lypnin në qytetin e Prizrenit janë dëbuar nga Kosova në Shqipëri. Në fakt siç bëjnë me dije autoritetet kosovare ky ka qenë një operacion në bashkëpunim me Tiranën.

Ndërkohë Shqipëria i ka pranuar këta 36 anëtarë të komunitetit rom ndër të cilët janë edhe familjarë apo fëmijë të vegjël.

“Në këtë operacion, policia e Prizrenit është asistuar nga njësiti për migrim dhe të huaj në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ në Gjakovë dhe personat e gjetur duke kërkuar lëmoshë janë identifikuar dhe të njëjtit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë të cilët janë pranuar nga autoritetet e shtetit Shqiptar”, thuhet në njoftimin nga Policia e Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb