Presidenti Ilir Meta krahas fjalës në komunikimin javor sot ka ripërsëritur se ëshët i bindur në pafajësinë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli.

Meta shprehet se me urtësi, unitet, dhe largpamësi Kosova do fitojë duke i dalë në krah Thaçit e Veselit që kanë qenë pjesë e UÇK-së në luftën ndaj Serbisë në 1999.

Thaçi dhe Veseli duhet të paraqiten në Hagë pasi Tribunali i ka dërguar aktakuzat për krime lufte në Kosovë.

 

STATUSI NGA ILIR META

I bindur në pafajësinë e Presidentit të Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Kadri Veseli.

Kosova, me Urtësi, Unitet dhe Largpamësi do ta fitojë edhe këtë sfidë! ??❤️??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb