Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me Bordin Këshillëdhënës kanë diskutuar mbi mundësinë e lehtësimit të masave kufizuese që janë në fuqi.

Zemaj thotë se sipas statistikave të ECDC Kosova është më mirë se shtetet e tjera pasi renditet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor sa i përket vdekjeve dhe infektimeve nga COVID-19.

Ai thekson se shfuqizimi i masave është vlerësim për qytetarët që kanë respektuar masat anti-Covid.

 

STATUSI NGA ARMEND ZEMAJ

Kosova, krahasuar me shtetet tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19.

Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid 19.

Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.

Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt.

Edhe sot u bëjë  thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave anti covid për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Bashkë ia dalim!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb