Mediat e Kosovës shkruajnë se është nënshkruar marrëveshje e koalicionit mes AAK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pas takimit që kishte me liderin e LDK-së Isa Mustafa.

Haradinaj tha se partia e tij do marrë 4 ministri dhe do ketë edhe një zëvendëskryeministër në qeveri.

Sipas marrëveshjes, AKK pritet të marrë Ministrinë e Drejtësisë, të Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ekonomik.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb