KOSOVE- Kryeministri kosovar, Isa Mustafa, vlerëson se, lajmi i sotëm nga Parisi se Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s ka përfshirë në rendin e ditës kandidimin e Kosovës për anëtarësim, është shumë premtues.

“Kosova ka punuar shumë për këtë me shumë vende mike, është punuar shumë në Nju Jork, në Paris dhe në qendra të tjera botërore, që vendi ynë të anëtarësohet në këtë agjenci të OKB-së”, thekson ai.

Lajmi i sotëm, vijoi Mustafa, është një konfirmim i gëzueshëm se integrimi i Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare është një proces i cili ka marrë hov dhe i pandashëm.

“Qeveria dhe në veçanti MPJ, e cila ishte shumë e suksesshme në këtë proces, do të vazhdojë edhe më tej lobimin e fuqishëm”, paralajmëron kryeministri i Kosovës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: