Kosova ka arritur vetëm një barazim në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Moldavisë.

Dardanët ishin në transfertë në këtë ndeshje, edhe pse luhej në Itali për shkak se shteti moldav nuk e njeh Kosovën.

Në pjesën e parë mbrojtja e besuar e Challandes pësoi një hutim, dhe moldavët kaluan në avantazh me Ion Nicolaescu. Kosova kontrolloi takimin, por barazimi erdhi vetëm 20 minuta nga përfundimi, kur Kololli barazoi shifrat me një aksion model. Edhe sfida tjetër e grupit 3 në Ligën C përfundoi në barazim. Sloveni dhe Greqia u ndalën në paqe pa gola në Ljubjana.

Ndërkohë në Ligën A, grupin 4 Gjermania dhe Spanja u ndalën në barazim. Werner kaloi pancerat në avantazh me një aksion individual, kurse Gaya vendosi barazpeshën në fund të takimit. Ukraina fitoi ndaj Zvicrës 2-1, kurse në grupet e tjera Turqia ngeci në shtëpi me një humbje ndaj Hungarisë, Rusia fitoi 3-1 ‘vëllazëroren’ me Serbinë, Bullgaria barazoi me Irlandën kurse Uellsi mori 3 pikë nga Finlanda.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb