BRUKSEL- Dialogu teknik në mes të Kosovës e Serbisë do të vazhdojë sot, në Bruksel. Sipas njoftimeve nga palët ndërbiseduese sot do të dialogohet për energjetikën, një çështje për të cilën është biseduar edhe gjatë takimeve të mëhershme.

Ndërsa njoftohet se delegacionit të Kosovës i prin Edita Tahiri, ministre e Dialogut, pala serbe ka njoftuar se në Bruksel ka dërguar drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, në krah të të cilit do të jetë edhe ministri serb i Xehetarisë dhe Energjetikës, Aleksandar Antiç,S HKRUAN “KOHA.NET”.

Po ashtu në bisedime nga pala serbe do të marrin pjesë edhe drejtori i Zyrës për Koordinimin e punëve në procesin negociues me Kosovën, Dragan Vlladisavleviç, dhe shefi i Ekipit Negociues për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian, Tanja Misheviç.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Shërbimit Europian të Punëve të Jashtme.

(el.sp/BalkanWeb))

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb