Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, teksa ka dënuar forcën e dhunës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Tabaku ka shkruar se në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, diplomacia dhe dialogu nuk po arrin asnjë  rezultat, ndërsa vendosen e barrikadave kujton të shkuarën që nuk i përket të ardhmes së Ballkanit Perëndimor.

“Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë duket se diplomacia & dialogu nuk po arrijnë rezultate. Cënimi i territorit, sulmi ndaj mediave, barrikadat në veri të Kosovës kujtojnë një periudhë të së shkuarës që nuk i përket të tashmes dhe ardhmes së BP!

Ajo që është arritur me hapa të vegjël në tryeza diskutimi, nuk duhet zhbërë brenda ditës me forcen e dhunës! Kosova është e pavarur, është realitet i pranuar nga të gjithë. Mohimi s’ndryshon kurrgjë dhe kur Serbia ta pranojë këtë realitet atëherë do të ketë paqe për të gjithë!”, ka shkuar Tabaku në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb