Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i cili pohoi se Kosova është zemra e Europës.

Vuçiç theksoi se për disa gjëra duhet të heshtet.

“Do të filloja, nëse më lejoni në një mënyrë tjetër, t’u drejtohem qytetarëve të Serbisë. Ndonjëherë në këto kohë është më e mençur të heshtni për disa gjëra”, citojnë mediat serbe të ketë thënë presidenti serb në TV Prva.

Mes të tjerash Vuçiç komentoi edhe thirrjen e ministrave të G7-ës që i bënë thirrje Serbisë ta harmonizojë politikën e saj me BE-në. “Edhe britanikët sillen më korrekt se gjermanët, të paktën nuk do ta përdorin sëpatën menjëherë”, tha Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: