Një incident është regjistruar sot në Urën e Ibrit në Mitrovicë.

Dhjetëra persona e kanë sulmuar Policinë e Kosovës me fishekzjarrë. Ndërkohë që një grup maturantësh, teksa festojnë dëgjohet duke kënduar “Kosova është zemra e Serbisë”.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka raportuar se situata ka qenë në kontroll dhe e sigurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb