Kosova ka fituar ndaj San Marinos me rezultatin 4:1 në ndeshjen miqësore të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të besuarit e Bernard Challandes e nisën mirë takimin, duke sulmuar që në fillim.

Edhe pse Kosova po sulmonte, goli erdhi vetëm në minutën e 28 të takimit nga ana e Vedat Muriqit. Muriqi kaloi bukur kundërshtarin dhe shënoi gol.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Arbër Zeneli harkoi në zonë nga goditja e dënimit dhe Muriqi shënon gol për 2:0. Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë.

Sapo ka nisur pjesa e dytë, Kosova ka shënuar sërish gol. Po Muriqi u gjend në pozicion të favorshëm në zonë dhe shënoi për 3:0.

Kosova vijoi që të bëjë sulme të rrezikshme në portën e San Marinos dhe u fitua një penallti në minutën e 75 të takimit. Penalltia u kthye në gol  po nga Muriqi, duke shënuar edhe golin e katërt personal dhe për Kosovën.

Ndërsa, San Marino shënoi një gol në fund të takimit me anë të David Tomassinit. Ky gol i San Marinos erdhi pas një gabimi në mbrojtjen e Kosovës. Të gjithë lojtarët treguan nivel të mirë, por duhet pasur parasysh se përballë ishte një kundërshtar i lehtë në letër.

Kosova zhvillon një miqësore tjetër pas katër ditësh me Maltën në Austri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb