KOSOVE

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezulton e 0-5 në përballjen me Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Takimi nisi që në fillim bindshëm për “dardanët”, ku Muriqi shënoi në të 15-tën, pas një rrëmbimi të topit nga Rashica, dhe i vetëm me portierin nuk fali.

Pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol për ekipin e Shaland, por pa e vënë në asnjë moment në diskutim fitoren. “Lumi i golave” erdhi më pas 20 minutat e fundit të pjesës së dytë.

Kololli në të 70-tën, shënoi të dytën me një parabolë ndaj portierit maltes, më pas erdhën dy golat të Avdiajt, me portën e boshatisur. Pati kohë edhe për golin e pestë, shënuar me një realizim fantastik nga Rashica, jashtë zone.

Me këtë fitore, Kosova mban vendin e parë në grup, me 11 pikë, ndërkohë që në po të njëjtën orë, u zhvillua edhe takimi i Azerbajxhanit me Ishujt Faroe, i fituar 2-0 nga azerët. Ata ndjekin të dytën në grup me 9 pikë, dhe në ndeshjen e ditës së martë, Kosovës do i mjaftojë edhe një barazim, për t’u renditur të parët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: