Arsyet që çuan në krijimin e tensioneve në veri të Kosovës, mesa duket kanë krijuar kontradita edhe mes zyrtarëve serbë.

Në një video të publikuar nga mediat serbe, shihen dy zyrtarë serbë të cilët kanë përfunduar në përleshje fizike, pasi nuk kishin të njëjtin mendim në lidhje me Kosovën.

Dy zyrtarët duket se janë këshilltari komunal në Apatin të Serbisë, Dejan Baçiç nga koalicioni “Moramo”, dhe Millorad Mrgja kryetari i Këshillit lokal nga partia Radikale serbe.

Deri më tani nuk dihet nëse dyshja janë marrë në pyetje nga policia, ndërsa një person i tretë duket se ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb