Kosova ka humbur ditën e sotme në Ljubjana pas përmbysjes së rezultatin nga Sllovenia. Dardanët kaluan të parët në avantazh me Muriqin falë një aksioni model, por sllovenët shfrytëzuan një përgjumje të mbrojtjes dardane për të barazuar me Kurtic.

Në fund Sllovenia fiton një penallti e cila shndërrohet në gol nga Iliçiç. Tashmë në ndeshjen e fundit Kosova pret Moldavinë dhe të dyja ekipet i ndan vetëm një pikë.

Ndeshjen e fundit Kosova e luan ndaj Moldavisë dhe për të mbijetuar në Ligën C të Kombeve i duhet një fitore ose barazim, pasi nëse humb atëhere vendin ja lë Moldavisë dhe vetë bie në Ligën D.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb