Shqipëria ndodhet me të vërtetë përballë një prove force, ku për herë të parë pret një finale të një kompeticioni europian (Conference League). Në mbështetje të forcave të sigurisë së vendit tonë ka dalë Kosova, e cila ka dërguar 40 efektivë policie.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, shkruhej në një njoftim. Roma-Feynoord do të luhet në orën 21.00, në Air Albania.

Jo gjithçka ka shkuar mirë deri tani, pasi incidentet kanë qenë të shumta.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb