Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dje ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë, ministrit të Arsimit të Serbisë, Mlladen Sarçeviç.

Vendimin e MPJ-së e ka komentuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, për të cilin ndalimi i Sarceviç për të hyrë në Kosovë tregon plogështin e Prishtinës zyrtare.

“Është gjithmonë një shenjë dobësie kur përpiqesh t’ia ndalosh dikujt të futet në një territor për shkak të problemeve politike”, ka thënë Vuçiç, shkruan RTV.rs.

Nga zyra e kryeministrit Hoti kanë thënë se ende janë duke shqyrtuar nëse do ta lejojnë një vizitë të tillë meqë ka sugjerime nga ndërkombëtarët për ta lejuar një vizitë të tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb