Ukraina ka mposhtur 3-0 Kosovën në takimin e vlefshëm për grupin I kualifikues të Kupës së Botës “Rusi 2018. Kravets ka shënuar i pari në minutën e 31′. Pas tij, në minutën e 81′ ka dyfishuar Karavaiev dhe në minutën e 87′ ka dhënë goditjen e fundit Rotan.

Ukraina edhe pse ishte vendase në këtë takim, vendosi që ndeshja të zhvillohej në Krakov të Polonisë, në fushë asnjëanëse për shkak të mosnjohjes politike të Kosovës si shtet më vete.

Minutë pas minute / Ukrainë – Kosovë 1-0

87′- Goditje e saktë nga jashtë zone e Rotan dhe Ukraina ‘vulos’ 3-0.

84′- Ukraina kryen zëvendësimin e fundit. Largohet autori i golit, Kravets, në fushë Zozulja.

82′- Karton i verdhë për Kryeziun pas një ndërhyrjeje të gabuar. Mesfushori do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

81′- Dyfishon shifrat Ukraina. Krosimi i Karavaiev nga e majta kontrollohet mjaft mirë në zonë nga Iarmolenko, i cili shmang mbrojtësin dhe përballë Ujkanit nuke  ka të vështirë të shënojë.

79′- Ukraina kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Konopljanka, në fushë Karavaiev.

78′- Kosova godet shtyllën me anë të Bernard Berishës.

77′- Kosova kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Përdedaj duke çaluar, në fushë futet Sulejmani.

76′- Kosova pretendon për një penallti pas prekjes me dorë të topit nga një mbrojtës ukrainas brenda zonës, por nuk mendon ashtu gjyqtari.

74′- Kravets gjuan rrezikshëm nga hyrja e zonës, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

71′- Asnjë rast për t’u përmendur gjatë këtyre minutave.

66′- Kosova kryen zëvendësimin e dytë. Del nga loja Rashica, futet Zeneli.

63′- Trajneri Shevçenko nxjerr nga loja Zinçenkon dhe aktivizon Rotanin.

61′- Rashica fut një top të rrezikshëm në zonë, por Muriqi nuk arrin ta devijojë dot si duhet.

60′- Bernard Berisha tenton me një goditje nga larg por portieri Pjatov e çon topin në goditje këndi.

59′- Konopljanka tenton nga larg me një goditje të rrezikshme, dhe Ujkani vendoset në vështirësi duke mos e kontrolluar dot topin, por mbrojtësit i vijnë në ndihmë duke larguar rrezikun.

54′- Trajneri Bunjaki largon nga fusha Alban Mehën për të aktivizuar Bernard Berishën.

53′- Konopljanka futet drejt qendrës që nga krahu i majtë dhe tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por Ujkani kontrollon pa problem topin.

50′- Ka filluar e qetë pjesa e dytë. Shumë qarkullim topi dhe asnjë rast.

46′- Fillon pjesa e dytë Kosova luan topin e parë.

45+1′- Mbyllet pjesa e parë. Ukrainasit në avantazh të një goli.

43′ Zinçenko tenton me një gjysëm-kthesë të rrezikshme nga hyrja e zonës, por Ujkani është i vëmendshëm duke kontrolluar pa problem topin.

38′ Iarmolenko lëshon një goditje të fortë nga jashtë zonës, por Ujkani pret mjaft mirë duke e çuar topin në goditje këndi.

31′- Shënon Ukraina. Kravets kalon Ukrainën në avantazh me një goditje mjaft të bukur nga hyrja e zonës.

28′- Butko fut një top të rrezikshmëm në zonë nga e djathta, por Kravets nuk arrin dot ta devijojë para portës së boshatisur.

23′- Disa kombinime mjaft të bukura të ukrainasve nxjerrin Konopljankën rrezikshëm brenda zonës, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

20′- Karton i verdhë për Valon Berishën pas një ndërhyrjeje të gabuar.

15′- Konopljanka hyn në zonë nga e majta dhe ka hapësirën e duhur për të rrezikuar, por goditja e tij e prek vetëm rrjetën e jashtme.

10′- Lojë e qetë gjatë këtyre minutave. Mungojnë rastet për shënim nga të dy ekipet.

4′- Jarmolenko futet drejt qendrës që nga krahu i djathtë, por goditja e tij nga jashtë zonës është e gabuar dhe përfundon jashtë.

Formacionet zyrtare

Ukrainë (4-4-2): Pjatov, Butko, Ordets, Kuçer, Butko, Jarmolenko, Kovalenko, Stepanenko, Konopljanka, Zinçenko, Kravets
Trajner: Andrij Shevçenko

Kosovë (4-2-3-1): Ujkani, Përdedaj, Rrahmani, Pnishi, Paqarada, Kryeziu, Meha, Rashica, Shala, V. Berisha, Muriqi
Trajner: Albert Bunjaki

Gjyqtar: Kevin Blom (Holandë)

KV: V.Berisha 20′

(m.k/PanoramaSport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: