Kryetari i IKSHPK’së, Naser Ramadani, ka thënë në T7 se masa për vetizolim shtatë ditorë për të gjithë ata që futen nga jashtë Kosovës është rekomanduar nga Instituti që ai drejton.

Këto janë masat tjera që ai ka thënë se janë rekomanduar nga IKSHPK drejt MSH’së:

-Kushdo që vjen nga jashtë vetizolim për 7 ditë;

-kufizim i lëvizjes prej orës 22:30 në disa qytete;

-Të bartin masa në të gjitha aktivitet e tyre jashtë shtëpisë. Obligohen edhe puëndhënësit që të aplikohet distanca. Kjo masë garanton uljen e kurbës epidemiologjike;

-Të vendosin rregulla e dhe shenja të dukshme në cdo objekt për masat;

-Të ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave cdokund;

-Pastaj ahengjet, grumbullimet publike, aktivitet sportive, e dini në fillim kemi lejuar por është keqpërdorur. Tani kemi ndalimin e të gjitha aktiviteteve rekreativo-kulturore;

– ndalon aktivitetet rekreative kulturore sportive në ambiente të mbyllura dhe të hapura, përfshirë shkollat e futbollit dhe sporteve tjera, trajnimet e të gjitha lëmive. Fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19.

-Në gastronomi të bëhen tavolinat në distancë mbi 2 metra;

“Nuk kemi dashur të kthejmë masat. pas hapjes nuk e kemi menduar që nuk do respektohen masat fare”, shton ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: