TIRANE– Kandidati i djathtë për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, është takuar ditën e sotme në banorët e njësisë numër 2 në kryeqytet. Duke prezantuar programin për investimet në këtë njësi, Kosova tha se do të rikonstruktohen rrugët dhe do të rregullohen trotuaret.

“Do tregojmë vëmendje të veçantë për familjet në nevojë. Do të rikonstruktojmë rrugët dhe do të rregullojmë trotuaret. Brenda vitit të parë do të shtroj 100 rrugë. Do të ketë ujë të pijshëm 24 orë. Nesër do të më kërkoni llogari për këto që po them. Do të vendosim këndë lojërash për fëmijët. Do të shtojmë sipërfaqet e gjelbra, si dhe do të vendosim kosha për mbeturinat. Po kështu do të ndërtojmë edhe terrene sportive. Punët do të përfundojnë brenda afatit”, tha Halim Kosova.

KOSOVA: KAM DY DITË PA PIRË KAFE, PO PRES TË MË THOTË RAMA
“Kam dy ditë që s’kam futur kafe në gojë, duke pritur të më thotë Rama. Kam hall se më bëhen dy kafe njëra pas tjetrës. Edhe ai në brendësi e di të sigurtë se me mua do të bashkëpunojë. E di ai forcën time të ndryshimit, dhe me ka vlerësuar dhe e kam vlerësuar gjithmonë. Ku ka më mirë për një kryeministër se të ketë një kryetar bashkie me provë, jo me llafe”, u shpreh Kosova.

Rikualifikimi urban i Bllokut që kufizohet nga rruga e Elbasanit-Stavri Vinjau-Pjetër Budi dhe Ali Visha

Blloku ka sipërfaqe prej rreth 20ha.

Rrugët kryesore që do ndërtohen janë:

· Rruga “Budi” dhe degëzimet e saj (për pjesën që ndodhet brenda bllokut)
· Rruga “Qamil Guranjaku”
· Rruga “Xhavit Shyqyri Demneri”
· Rruga “Drago Siliqi”
· Rruga “Inajete Duni”
· Rruga “Thoma Avrami”
· Rruga “Nasi Pavllo” (pedonale)
· Rruga “Jan Kukuzeli”
· Rruga “Mustafa Lleshi” dhe degëzimet e saj
· Rruga “Bako Dervishaj”
· Degëzimet e rrugës “Ali Visha”që janë pjesë e bllokut
· Rrugët në brendësi të pallateve
· Gjithashtu është përfshirë dhe rruga “Sotir Kolea”

Projekti parashikon:

· Ndërhyrjen në paketën e shtresave rrugore me gjatësi 3.3 km
· Ndërtimin e trotuareve me sipërfaqe rreth 9.300 m2
· Ndërtimin e rrjeteve inxhinierike:

o 3km Kanalizime të Ujerave të Shiut
o riparimi i 35 pusetave të Kanalizimeve të Ujërave të Zeza dhe
o pastrimi i rreth 1 km Kanalizimeve të Ujërave të Zeza

· Vendosjen e rreth 170 ndriçuesve
· Krijimin e këndeve shlodhëse për fëmijë dhe të rritur në rrugën:

o “Xhavit Shyqyri Demneri”,
o “Jan Kukuzeli”,
o “Thoma Avrami”,
o “Nasi Pavllo”,

· vendosja e 4 kënde lodrash për fëmijë, 44 stolave dhe 20 kosha rrugor.
· Krijimin e rreth 4000 m2 sipërfaqe të gjelbëra në:

o rrugën “Thoma Avrami”,
o para shkollës “Osman Myderizi”,
o në kryqëzimin e rrugës, e cila është paralel me rrugën “Jan Kukuzeli”, me rrugën “Budi”,
o mbjelljen e 25 pemëve dhe 110 shkurre dekorative,

· Krijimin e 1 terreni sportiv në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri”
· Krijimin dhe sistemimin e rreth 140 vendeve parkimi, në rrugët kryesore dhe në sheshet para pallateve (vendet e parkimeve janë me pllaka me hoje)
· Unë kam projekte për çdo lagje në këtë njësi.
· Njesia Bashkiake Nr. 2 Investimet për vitet 2015 – 2017
· Investime në 9 objekte me vlerë 1.977.342.310 lekë, të cilat konsistojnë, në:

A. Përmirësimin e Higjenës:
1. Blloku qё kufizohet nga “Rr. Elbasanit” – “Stavri Vinjau” – “Pjetёr Budi” – “Ali Visha” dhe rruga “Sotir Kolea”.

· Ndërtimi i rrjeteve inxhinjerike: 12.5 km Kanalizime te Ujrave te Zeza dhe 26.7 km Kanalizime te Ujrave te Bardha dhe 4.7 km ujesjelles;
· Ndërtimi i 4,300 m2 sipërfaqe të gjelberta;
· Ndërtimi 1 terreni sportiv.
· Mbjellja e 1,210 pemëve të reja, si dhe 280 shkurre dekorative;
· Vendosja e 44 stolave dhe 20 koshave rrugore për hedhjen e mbeturinave;

B. Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar:
1. Shkolla 9-vjeçare Mihal Grameno”;
2. Shkolla e Mesme “Sandër Prosi”;
3. Ndërtimi 1 shkolle 9 vjecare;
4. Ndërtimi 1 shkolle të Mesme.

· Rikonstruksioni i 33 klasave;
· Ndërtimi i 48 klasave të reja;
· Ndërtimi 2 palestrave dhe 2 terreneve sportive;
· Ndërtimi 2 Biblotekave, 2 salla polivalente dhe 2 ambjente për muze shkolle;
· Instalimi i sistemit të ngrohjes për 4 objekte.

C. Infrastruktura rrugore:
1. Rruga Mihal Grameno dhe degëzimi i rrugës Budi – Depo e ujit (faza e dytë);
2. Rruga “Danish Jukniu”;
3. Blloku që kufizohet nga Rr. Herman Gmeiner- Rr. Selim Brahja- Unaza e re;
4. Blloku që kufizohet nga rrugët “Qemal Stafa” – “Bardhyl” – “Hoxha Tahsim” – “Shenasi Dishnica”.

· Ndërtimi dhe rikonstruksioni i 18 km rrugë dhe 24,700 m2 trotuare;
· Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, ku vendosen 1000 ndriçues të rinj;
· Vendosja e rreth 50 km linja rrezerve;
· Sinjalistikë horizontale dhe vertikale rreth 600 tabela;
· Krijimi i 320 vende për parking.

I. Programi i Shërbimeve Publike Vendore dhe Infrastruktures Rrugore dhe Menaxhimit te Tranportit
1. “Rikualifikimi urban i bllokut tё kufizuar nga “Rr. Elbasanit” – “Stavri Vinjau” – “Pjetёr Budi” – “Ali Visha”
2. Rikonstruksion i rruges “Danish Jukniu”
3. “Ndertimi i rrugeve te bllokut qe kufizohet nga rruget “Qemal Stafa” – “Bardhyl” – “Hoxha Tahsim” – “Shenasi Dishnica”

4. Rikonstruksioni i rruges Mihal Grameno dhe degezimit te rruges Budi-Depo e ujit (faza e dyte).
5. Rikonstruksioni i Infrastruktures rrugore te bllokut qe kufizohet nga Rr.Herman Gmeiner- Rr. Selim Brahja- Unaza e re.

II. Programi i Arsimit Parauniversitar dhe Edukimi
1. “Rehabilitimi dhe instalimi i sistemit te ngrohjes i shkollës 9-vjeçare Mihal Grameno”
2. Rikonstruksion dhe Instalimi i Sistemit te Ngrohjes ne shkollen e mesme “Sander Prosi”
3. Ndertim shkolle e re e Mesme, Sauk
4. Ndertim shkolle e re 9-vjecare.

· Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë.
· Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do tju them ekzaksisht se çfarë do të bëj.
· Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet
· Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standartet.
· Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupisionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime.

– Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju pa asnjë dallim
– Unë do t’ju dëgjoj dhe do tju drejtoj dhe unë nuk kam vetëm fjalë por punë, për ju, për të gjithë Tiranën.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: