TIRANE- Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua sot me tregtarë të vegjël dhe me qytetarë në rrugën e Bogdanëve, Him Kolli, dhe Myslym Shyri. Kosova duke konstatuar problemet e mëdha që kanë qytetarët me varfërinë e pamundësinë i siguron ata se do të jetë në krah të tyre.

“Halli i njërit është edhe halli i të gjithëve, por ne duam që halli juaj të jetë halli i Bashkisë”, -thotë Kosova. Doktor Kosovës nuk i mungojnë asnjë ditë rastet kur qytetaret ti shprehin mirënjohjen pasi u është gjendur pranë në momente të vështira.

“Nuk e mbani mend por më keni shpëtuar nga një operacion. Keni qenë drejtor materniteti atëherë dhe më çuan për operacion, dyshuan për fibromion, ju më thatë jo mos u fut në operacion, dhe më shpëtuat”, i thotë Kosovës një qytetare. “Jam invalid pensionist, invalid pune, s’e kam pension pleqërie, jam me raport. Ma kanë hequr po bëhen dy vjet. Ma ka hequr Erion Veliaj”, ankohet një banor me aftësi të kufizuara në zonën e Myslym Shyrit.

“Unë përshembull, në qytetin e Tiranës, i kam premtuar banorëve që edhe për halle që varen nga qeveria unë do të jem njësh me ta, për t’i luftuar, për t’i zgjidhur këto probleme”, tha Halim Kosova.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: