TIRANE- Kandidati i djathë për kryetar Bashkie në Tiranës, Halim Kosova, është takuar ditën e sotme me banorët e Kasharit për të prezantuar programin e tij për këtë zonë. Kosova tha se ulja e taksave për biznesin do të ndikojë në rritjen e punësimit. Duke u ndalur tek programi i tij për kryeqytetin, kandidati i djathtë theksoi se synon investime në infrastrukturë, në rrugë, trotuare, gjelbërim, shkolla, qendra shëndetësore.

Halim Kosova tha se në programin e tij parashikon garantimin e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë.

“Do të ketë transport falas për nxënësit. Do të ndërtojmë kënde lojëra për fëmijët, do vendosim rampa në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar. Do tregoj përparësi për zonat rurale”, tha Kosova.

Një vëmendje e veçantë tha Kosova, do t’i kushtojë shtresave në nevojë. Kosova tha se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo abuzimi me fondet, duke garantuar përgjegjësi në realizimin e premtimeve. Ai vuri theksin tek komunikimi me qytetarin, si një urë lidhëse për cdo problem.

Kosova ka falënderuar Partinë Demokratike për kandidimin e tij për bashkinë e Tiranës. Sipas tij, zgjedhjet e 21 qeshorit do ja ndryshojnë faqen kryeqyttit, duke shprehur bindjen se përballë hipokrizisë qytetarët do votojnë sinqeritetin.

Duke ju përgjigjur pyetjeve të banorëve në Kashar për votat, Kosova theksoi se çdo votë është e shenjtë, dhe se Partia Demokratike i ka marrë të gjitha masat për mbrojtejne votës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: