TIRANË- Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka zhvilluar sot një takim me fëmijët e kryeqytetit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 qershorin. Kosova premtoi se vëmendja e tij në krye të bashkisë së Tiranës do të përqendrohet tek fëmijët dhe tek të drejtat e tyre.  

“Në krye të bashkisë së Tiranës, vëmendja ime do të përqendrohet veçanërisht tek fëmijët. Fëmijët janë e ardhmja”, tha Kosova.

Më pas ai ka shpërndarë dhurata për ta, si një shenjë simbolike e kësaj feste.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: