TIRANE– Kandidati i djathtë për Tiranën Halim Kosova ka zhvilluar sot një takim me gratë e dhuhuara në kryeqytet. Duke shprehur mbështetjen për këtë kategori, Kosova tha se duhet të “nxirren të gjitha problemet në tavolinë”, në mënyrë ë të gjendet zgjidhje për to.

“Nëse problemet tona ne nuk i xjerrim në tavolinë, kurrë nuk do të gjejmë zgjidhje për to. Parimi im më i madh është kontributi për të tjerët. Fushata ume është punë dhe jo fjalë. Është me rëndësi që të bashkëpunojmë në mënyrë që të gjëjmë zgjidhje për problemet, sidomos për ato probleme me të cilat përballen gratë shqiptare. Do të ofrohem më shumë mundësi për to. Duhet të bëjmë atë që duhet për çdo familje. Me punë të përbashkët, shumë gjëra të pamundura ne do t’i bëjmë të mundura. Mërzitem kur gjërat shihen me gjyzlyke partiake”, tha Kosova.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb