Trajneri I kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi publikoi listën me 24 futbollistët që do të ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Kosovës për eliminatoret e kampionatit europian, që do të luhet më 15 tetor. Tekniku vazhdon të besojë te lojtarët që aktivizohen në Superligë, ndërsa dy risi janë Enis Çokaj dhe Eridon Qerdaku që luan me Bylis. Ndërkohë, mungojnë të zakonshmit Selmani dhe Selahi, duke projektuar grumbullimin e mundshëm të tyre me kombëtaren e parë.

Bushi Lista
Bushi Lista

Pasi shpjegoi zgjedhjet e tij, Alban Bushi u fokusua të sfida e radhës, teksa pranoi se Kosova është përpara skuadrës kuqezi. “Kundërshtarin e njohim, është i fortë dhe pretedent për t’u kualifikuar. Ata kanë një grup të lidhur, ndryshe nga ne që bejmë shumë ndryshime, pasi furnizojmë Kombëtaren e parë. Presim një ndeshje të fortë.3-4 lojtarë të Kosovës nuk dua të përmend emra, i kemi kontaktuar para dy vjetësh por, nuk kanë pranuar të vijnë me ne edhe pse për ne nuk është problem. Pika e tyre më e fortë është agresiviteti dhe deshira që kanë për të fituar, diçka që se kanë lojtarët tanë. Ne mundohemi t’i motivojmë, por nuk e di pse nuk e kanë në gjak. Unë mendoj se Kosova është një hap më lart se ne. Po t’i shikosh lojtarët tanë, kanë më shumë cilësi se ata. Por, kjo grinta duket se e mposht cilësinë. Kosova i ka të gjithë lojtarët që luajnë titullar dhe marrin minuta”, ka thënë trajneri. Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve ka pak shpresa për kualifikim pas rezultateve aspak pozitivë, por për Bushin më shumë rëndësi ka diçka tjetër.

“Kemi bërë katër ndeshje dhe mendoj se gabimin e vetëm e kemi bërë vetëm me Andorrën. Me Turqinë kemi bërë mirë si brenda dhe jashtë, ndërsa me Austrinë kemi bërë lojën më të dobët. Duhet të ishim më agresiv. Me Austrinë kishte gjëra pozitive, pasi kishte lojtarë që dhanë shumë. Ata kanë qenë më lart se ne, pasi kanë lojtarë që luajnë në Bundeligën gjermane apo austriake. Objektivi i Shpresave është të futemi për fitore, por duhet të nxjerrim lojtarë për Kombëtaren A. Ka lojtarë si Bullari, Broja që nuk e kanë moshën për te ne. Ne i marrim, i japim minuta, por kjo ka kostot e veta, pasi ata luajnë me lojtarë tre vjet më të mëdhenj. Ajo që ka rëndësi është se nuk duhet të shpërbëhemi në asnjë moment”, është shprehur Bushi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb