TIRANE- Në një ndër këndet më të bukura të kryeqytetit, në Parkun e Liqenit, kandidati i djathtë në garë për Bashkinë Tiranë, Halim Kosova, është ndalur të dëgjojë muzikë dhe të ndajë një pasdite me të rinjtë, ndërsa përvijon fushatën e tij elektorale.

Kandidati i djathtë për Tiranën u tha artistëve të rinj se Bashkia që ai do të drejtojë, do të jetë në shërbim të tyre sepse edhe qyteti ka shumë nevojë për artin e tyre.

Në takimit me të rinjtë, Kosova u premtoi atyre një Bashki, hapësirat e së cilës do të jenë të gjitha në shërbim të tyre, ndërsa tha se do ketë në fokus edhe punësimin e të rinjve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: