KOSOVA

Kosova ka pranuar një dhuratë prej 500 mijë maskash nga Jordania, xhel dezinfektues si dhe mjete të tjera mbrojtëse ndaj COVID-19.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka bërë me dije se kjo ndihmë prej 500 mijë maskash do shpërndahet falas tek qytetarët por do të ketë targetim sipas nevojës nëpër komuna.

Ai bëri apel që të mbahet maska e cila tashmë është me detyrim në Kosovë pasi do të penalizohen.

 

“Gjendja nuk është më e mira, por ajo që mund të konfirmoj është përkushtimi i institucioneve e ministrit Zemaj. Ajo që dua të njoftoj është se kam pranuar një ndihmë nga Jordania, ndihmë kjo që ka ardhë fal angazhimit të prof. Arianit Shehu dhe bashkëpunimit që kam pasur. Kanë ardhur gjysmë-milioni maska dhe gjell dezinfektues. Do të shpërndahen sipas nevojës. Do të ketë kriter të shpërndarjes në gjithë Kosovën. Do të bëjmë shpërndarjen në 38 komuna në bazë të numrit të banorëve. Gishti po adresohet nga Qeveria dhe ministri Zemaj. Unë isha në terren në disa vende dhe njerëzit nuk po mbanin maska”, ka thënë Tahiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb