Kosova ka miratuar vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës 12-15 vjeç me vaksinës Pfizer BioNTech.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se vaksinimi i kësaj grupmoshë bëhet në të gjitha qendrat e vaksinimit kundër koronavirusit dhe se do të kryhet vetëm në prani të prindërve.

“Për vaksinimin e fëmijëve të kësaj grup-moshe, prindërit e tyre ose kujdestarët ligjor nuk kanë nevojë të caktojnë paraprakisht termin, por vetëm të paraqiten në qendrën e vaksinimit në komunën përkatëse. Ky vendim është bazuar në rekomandimet e EMA, FDA, CDC, dhe në praktikat e shumë shteteve të cilat deri tash kanë arritur shkallë të konsiderueshme të vaksinimit të fëmijëve të kësaj moshe me vaksinën kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka theksuar se efikasiteti i kësaj vaksine është i lartë , referuar edhe vendeve të cilat kanë nisur të aplikojnë vaksinë kundër Covid tek kjo grupmoshë.

Gjithashtu Ministria inkurajon prindërit që të vaksinojnë fëmijët për të parandaluar përhapjen e virusit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb