SERBI- Mediat ne Prishtine raportojnë se në Serbi ka nisur një debat mes historianëve, kishës dhe Ministrisë së Arsimit, lidhur me tekstin e librit të Historisë për klasën e gjashtë në këtë shtet, ku thuhet se serbët e kanë marrë Kosovën nga shqiptarët.

Për këtë ka reaguar kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, i cila ka kërkuar që kjo të ndryshohet menjëherë.

Bëhet fjalë për tekstin, autor i së cilit është historiani Rade Mihaljçiç, ku shkruhet se shqiptarët janë autokton në Ballkan, të cilëve serbët u kanë marrë toka, traditat dhe kulturën.

Aleksander Marinkoviç këshilltar në Institutin për Avancimin e Arsimit në Serbi, ka thënë se kritika për histori ka pasur edhe vitin e kaluar nga patriarku Irinej.

“Vitin e kaluar ka reaguar patriarku Irinej, duke kërkuar që të ndryshohen disa gjëra, në mesin e të cilave edhe ky tekst. Menjëherë pas kësaj, ne kemi formuar një komision”, thotë Marinkoviç.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb