Hapat e fundit të qeverisë kosovare që kanë të bëjnë me ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në territorin e Kosovës, kanë alarmuar medie të Beogradit.

Gjithnjë duke iu referuar këtyre hapave, B92 shkruan se Prishtina tashmë ka hartuar një listë të zezë për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në territorin e Kosovës, transmeton Koha.net. Sipas kësaj agjencie, çdo gjë ka filluar të shtunën e shkuar, më 9 prill, kur u arrestua ish – gjenerali Milovan Bojoviç të cilit pastaj iu shqiptua masa e sigurisë 30 ditë paraburgim.

Pas kësaj u kumtua se MPB e Kosovës do të arrestojë liderin e Partisë radikale serbe Vojislav Sheshel nëse hyn në Kosovë.Kulmi i tensioneve, siç i cilëson B92 hapat e fundit të Kosovës, është vendimi për ndalimin e hyrjes së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Ljubisha Dikoviç në Kosovë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: