PRISHTINË

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në kuadër të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës solli ekspozitën “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”.

Kjo ekspozitë vjen nga bashkëpunimi i ngushtë me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin përfaqësues nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, personalitete të fushave të ndryshme, studiues dhe studentë.

Shefi ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, z. Bedri Zyberaj në fjalën e tij përshëndetëse uroi 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe falenderoi për bashkëpunimin Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Gëzuar 17 shkurtin, dita e pavarësisë së Kosovës. Arkivat dikur kanë qenë institucione pak sa mistike, të paqasshsme për qytetarin e thjesht, por me kalimin e kohës, ato tani i nënshtrohen një koncepti të ri, më i hapur” tha z. Zyberaj.

Përfaqësuesja nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave znj. Elsa Saka, tha se është e lumtur që kanë sjellë nga arkivi i shtetit një shekull të ruajtës së memories së përbashkët kombëtare ku të gjithë mund të njihen me historinë.

“Jam e emocionuar që në këtë datë të shënuar për Kosovën dhe Shqipërinë ndodhem para jush. Bashkëpunimi me Arkivat e Kosovës ka qenë dhe do të jetë i përhershëm. Jam shumë e lumtur që nga arkivi i shtetit kemi sjellë një shekull të ruajtës se memories tonë të përbashkët. Të gjitha këto materiale mund t’i keni akses edhe nga Kosova nga faqja jonë online arkiva.gov.al” tha znj. Saka.

Ndërsa, drejtori i Muzeut të Kosovës, z. Ajet Leci, tha se kjo ekspozitë është domethënëse pasi paraqet rrugëtimin deri te ardhja e pavarësisë se Kosovës.

“Kjo ekspozitë paraqet rrugëtimin tonë të përbashkët për të ardhur deri në 17 shkurt të vitit 2008. Kjo ekspozitë është domethënëse pasi që secili dokument ka rëndësi të veçantë për rrugëtimin tonë në kohë të ndryshme”, tha drejtori i Muzeut të Kosovës.

Për të gjithë të interesuarit, qytetarët, studentët, por edhe studiuesit ekspozita me fotografi dhe dokumente arkivore do të qëndrojë e hapur deri më datë 21 shkurt 2020, në ambientet e Amfiteatrit të Muzeut Kombëtar të Kosovës nga ora 08:00 deri më 17:00.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: