TIRANE- Kandidati i djathtë për kryetar Bashkie në Tiranë është ndalur [pasditen e sotme në për të prezantuar para banorëve të zonës programin e tij për kryeqytetin. Kosova tha se do të realizojë brenda afateve kohore të gjitha projektet e parashikuara për zonën e Baldukshut. Kandidati i djathtë tha se në programin e tij parashikon ujë 24 orë, ndriçim në rrugët e qytetit, si dhe përmirësim të kushteve të mësimdhënies.

Duke prezantuar objektivat dhe investimet për të gjithë Komunën Baldushk për vitet 2015–2017, Kosova tha se synohet përmirësimi i higjenës.

“Kemi objektiv përmirësimi e kushteve të jetesës duke synuar rritjen e nivelit të shërbimeve në të gjithë zonën administrative të Baldushkut”, tha Kosova.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb