KOSOVE

Qeveria e Kosovës si rrallëherë  për këtë vit është në gjendje kolapsi pasi ende nuk është votuar buxheti për këtë vit. Por, pavarësisht kësaj, Haradinaj ka emëruar edhe një zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Këtë e ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha, i cili ka thënë se nuk është ai që është emëruar në këtë pozitë.

“Edhe një konsumues buxheti, ama be po ju bej qe s’jam unë,se goxha shume pyetje mora deri me tani. Ishalla po ngopemi me Zëvendësministra, e po i heqim krejt Ministrat”, ka shkruar avokati Berisha. Numri i zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj është afro 80 .

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb