TIRANË-Velis Maplecroft ka publikuar hartën me rrezikshmërinë në të gjitha vendet e botës për vitin 2015.

Dhuna do të vazhdojë në Siri, Irak, Nigeri, Egjipt dhe Libi. Madje, këto do të jenë vendet më të rrezikshme në vitin 2015.

Në këtë hartë përfshihen të gjitha vendet e botës, në mesin e tyre edhe Kosova. Por, lajmi i mirë është se Kosova radhitet në vendet që kanë rrezikshmërinë më të ulët që të shpërthejë dhuna politike.

Faktori më i madh në këtë konstatim është terrorizmi. Më pas vjen gjendja sociale nëpër shtete dhe korrupsioni.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb