TIRANË

Kombëtarja e Kosovës ka bërë krenarë mbrëmjen e sotme të gjithë shqiptarët, pavarësisht vendeve ku jetojnë dhe veprojnë. Përmbysja historike me shifrat 2:1 përballë Çekisë ka ngritur në këmbë çdo zemër shqiptari, ndërsa urimeve për “Dardanët” nuk i kanë shpëtuar as politikanët shqiptarë.

Pas Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që shkruan dhe përgëzon futbollistët për triumfin e sotëm në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Postimi i Berishës:

“Kosova ne krye, Lider i gupit A! Miq, sot kombetarja e Kosoves ia zbardhi faqen futbollit dhe kombit! Ajo triumfoi ne Prishtine dhe shkelqeu sot me dy golat te fantastike shenuara nga Muriqi dhe Vojvoda, me rezultatin 2:1 ndaj ekipit kombetar te Çekise.

Sot ekipi i Kosoves udheheq, i prin grupit A duke patur pas vetes ekipe si ai i Anglise, Cekise, Bullgarise etj, dhe kjo eshte histori! Nje pershendetje vellazerore gol shenuesve Muriqi dhe Vojvoda, kapitenit Muriqi dhe trajnierit Chalandes si dhe te gjithe ekipit te mrekullueshem te Kosoves qe po ngjitet me dinjitet dhe aftesi mahnitese drejt majave te futbollit te Europes dhe botes! Urime dhe Suksese me Angline! sb”-shkruan Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: