Kompania Apple ka konfirmuar zyrtarisht se iPhone 7 do të shitet edhe në Kosovë. Lista e vendeve ku do të shitet zyrtarisht nga Apple e sheh edhe Kosovën pjesë të saj.

Por është e habitshme pse në këtë listë nuk janë edhe shtetet tjera fqinje, sikurse Shqipëria, Maqedonia apo edhe Serbia.

Në këto momente, Apple është mbajtur ngjarjen e saj për lancimin e telefonave të saj të rinj, si dhe risive të tjera që do t’i sjell kompania. iPhone 7 do të vijë me ekranin me diagonalen prej 4.7 inç.

iPhone 7 i ri është mundësuar nga procesori i ri i Apple – A10, ndërsa telefonat e rinj të Apple sjellin edhe versionin e fundit të sistemit operativ mobil Apple, iOS 10.

Modeli i ri i telefonit të Apple do të vijë në më shumë ngjyra kësaj radhe, duke përfshirë ngjyrën e argjendtë, të zezë me shkëlqim, rose gold, dhe vetëm në variantin e artë.

Butoni Home i iPhone 7 do të jetë i ndjeshëm ndaj prekjes me TouchID që vjen me një teknologji të re të reagimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb