PRISHTINE – Një ekip nga Kosova është nisur sot për në Los Angeles për të ndjekur ceremoninë e çmimeve “Oscar”, por brenda në sallë do të ulen vetëm regjisori i filmit “Shok”, Jamie Donoghue dhe producenti i tij, Eshref Durmishi.

Po sot drejt SHBA-së është nisur një grup me në krye drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku si dhe aktorët: Lum Veseli, Andi Bajgora, Aurita Agushi, Astrit Kabashi, Besnik Krapi.

Filmi kosovaro-anglez “Shok”, është i nominuar në kategorinë e filmit të shkurtër për çmimin prestigjioz Oscar, dhe Kosova për herë të parë ka arritur deri në nivel, sa i përket fushës së kinematografisë. (KultPlus)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: