TIRANE– Kandidati i djathtë për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova është ndalur sot në Njësinë 4 në kryeqytet për të prezantuar programin e tij për kryeqytetin para banorëve të kësaj zone. Ndërsa ka prezantuar projektet konkrete për këtë zonë, Kosova tha se nëse ai zgjidhet në krye të Bashkisë së Tiranës do të ketë tolerancë zero ndaj abuzimeve, duke kërkuar ndërkaq edhe bashkëpunimin e qytetarëve.

“Do të ketë zero tolerancë ndaj abuzimeve dhe për këtë kërkoj bashkëpunim me qytetarët. Do të ofroj shërbime me standarde për qytetarët e Tiranës. Unë kam projekte konkrete për zhvillimin e kësaj zone, pasi Bashkia është në shërbime të qytetarëve”, tha Kosova.

Në bashkëbisedimin me qytetarët, një prej tyre është shprehur “Duhet të zgjidhni stafin e ri kur të jeni në krye të bashkisë. Kjo është kërkesa jonë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: