TIRANE- Kandidati i djathtë për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, është ndalur në Njësinë 7 në kryeqytet për të prezantuar para banorëve të kësaj zone programin e tij elektoral. Por në të njëjtën kohë është zhvilluar në këtë njësi edhe takimi i kundërshtarit të tij në këtë garë.

Kosova ka prezantuar konkretisht pikat e programit të tij që prekin këtë zonë, në fokus të të cilit është punësimi dhe rritja e shërbimit ndaj qytetarëve. Kosova tha se “do të mbikëqyrim punën e Bashkisë” dhe se pas 21 qershorit nuk do të ketë fjalë por vetëm punë.

“Mendimi im, eksperienca ime më ka bërë që në ndihmë të komunitetit, në ndihmë të qytetit do të jenë numrat falas kudo ku janë problemet. Pranë meje do të jenë vetëm njerëz të përkushtuar. Në çdo moment të punës sime do tu ofroj qytetarëve të Tiranës, njerëz që janë pranë jush. Në fushatë më ka rënë të flas pak më shumë nga sa e kam zakon. Por pas datës 21 qershor do të ketë vetëm punë. Do të mbikëqyrim punën e bashkisë. Sot, qëllimi i takimit ishte të thosha projektet që do të bëj në krye të bashkisë së Tiranës, megjithatë nuk janë vetëm kaq”, u shpreh kandidati i djathtë pë bashkinë e Tiranës.

I pyetur nga qytetarët për mënyrën se si do të marrë mbështetjen për projektet për Tiranën, Kosova tha se do të shtrijë dorën e bashkëpunimit në të mirë të komunitetit. Madje kandidati demokrat garantoi se kryeministri Edi Rama do të jetë krah tij dhe se do të jetë aleat i tij.

“Gjatë punës sime kam pasur të bëj me disa ministra dhe disa zëvendëskryeministra dhe kam shtrirë dorën e bashkëpunimit, për të krijuar kushte bashkëkohore për qytetarët dhe pacientin. Ndaj për të mirën e qytetarëve do të shtrij dorën e bashkëpunimit. Nuk e them për fushatë. Do ta shihni që zoti Rama do të jetë krah meje. Pavarësisht se e thotë ndonjë fjalë. Do të jetë një nga aleatët e mi për sa kohë do të jetë kryeministër. Ndonjëherë mendoj se ka për të më ndihmuar më shumë se Basha. Do ta shihni pasi të hidhni votën”, tha Kosova.

Më tej nuk kanë munguar as batutat e tij. “Vetë Partia Socialiste e ka bërë ndiq drejtimin e duhur, djathtas andej nga është Halimi”.

Rikualifikim urban i Bllokut të kufizuar nga rruga “Kavajës” – “Babë Rexha” – “Fredinand Deda” dhe Lumi Lana”
Blloku ka sipërfaqe prej rreth 34 Ha.

Rrugët kryesore të këtij blloku ku do të ndërhyhet, janë:

· Rruga “Kel Kodheli” dhe degëzimet;

· Rruga “Skënder Shtylla”

· Rruga “Gaqo Avrazi”

· Rruga “Javer Malo”

· Rruga “Nexhmedin Zajmi”

· Rruga “Aleksandër Albani”

· Rruga “Bedri Pejani”

· Rruga “Ferdinand Deda”

· Rruga “Evlija Çelebi”

· Rruga “Gjergj Pekmezi”

· Rruga “Janaq Paço” dhe degëzimet

· Degëzimet e rrugës “Babë Rexha”që janë pjesë e bllokut

Projekti parashikon:

· Ndërhyrjen në rrjetin rrugore me gjatësi rreth 3.3 km

· Ndërtimin e trotuareve me sipërfaqe rreth 4.100 m2

· Ndërtimin e rrjeteve inxhinjerike (KUSH rreth 4.6 km, KUZ rreth 2.3 km)

· Ndërttimi i rreth 6.2 km linjave rezervë

· Vendosjen e rreth 160 ndricuesve

· Krijimin e rreth 100 m2 sipërfaqe të gjelbëra dhe kënd shlodhëse për fëmijë dhe të rritur në fillim të rrugës “Babë Rexha” vendosja 6 stolave,

· Mbjellja e rreth 360 pemëve,

· Sinjalistika horizontale dhe vertikale, vendosja e rreth 70 tabelave.

· Shtimi i 35 vendeve për parkim

Investimet për vitet 2015 – 2017

Investime në 10 objekte me vlerë 881,438,837 lekë, të cilat konsistojnë, në:

A. Përmirësimi i Higjienës:

1. Blloku në rrugën “Vëllezërit Manastirli”;

2. Blloku i kufizuar nga rruga “Muhamet Gjallesha”-”Myslym Shyri”-rruga e “Kavajës” me kufirin e Nj B Nr. 10.

· Ndërtimi i rrjeteve inxhinjerike: 4.5 km Kanalizime te Ujrave te Zeza, 11 km Kanalizime te Ujrave te Bardha dhe 1 km rrjet ujesjellesi;

· Ndërtimi i 700 m2 sipërfaqe të gjelbera;

· Mbjellja e 500 pemëve të reja, si dhe e 55 shkurre dekorative;

· Ndërtimi i 4 shesheve dhe vendosja e 3 set lodra për fëmijë;

· Vendosja e 30 stolave dhe 51 koshave rrugore per hedhjen e mbeturinave;

· Ndërtimi 1 terreni sportiv.

B. Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar:

1. Shkolla 9 – vjecare “Dhora Leka”;

2. Shkolla 9 – vjeçare “Pjetër Budi”;

3. Shkolla 9 – vjecare “Sabaudin Gabrani”;

4. Kopshtit Nr.2;

5. Ndërtim Kopesht dhe Cerdhe;

6. Ndërtim Çerdhe.

· Rikonstruksioni i 70 klasave;

· Ndërtimi 3 palestrave;

· Ndërtimi i 7 grupe për cerdhe dhe 4 grupe për kopshte;

· Vendosja e 5 set lodra për fëmijë;

· Instalimi i sistemit të ngrohjes për 5 objekte.

C. Infrastruktura rrugore:

1. Blloku i kufizuar nga rruga Kavajës – Babë Rexha – Fredinand Deda dhe Lumi Lana;

2. Blloku kufizuar nga Fusha e Aviacionit – rruga Anesti Lubonja – Lumi Lana- dhe rruga Artan Lenja.

· Ndërtimi dhe rikonstruksioni i 7 km rrugë dhe 10,500 m2 trotuare;

· Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, ku vendosen rreth 380 ndriçues të rinj;

· Vendosja e 11 km linja rrezerve;

· Sinjalistikë horizontale dhe vertikale rreth 200 tabela;

· Krijimi i 73 vende për parking.

· Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë.

· Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do tju them ekzaksisht se çfarë do të bëj.

· Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet

· Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standartet.

· Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupisionitashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime.

· Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju pa asnje dallim.


(m.k/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: