TIRANË- Kandidati i opozitës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Halim Kosova ka zhvilluar një takim me banorët e Qesarakës sot ku ka premtuar taksa më të ulëta për biznesin, rrugë, gjelbërim që Tirana të kthehet në një qytet miqësor me banorët e saj.

“Taksa më të ulëta për biznesin, kjo jo vetëm lehtësi për familjen por edhe mundësi reale për biznesin për të menduar për vende pune. Gjithashtu një temë tjetër shumë e prekshme është dhe çfarë do bëjë Bashkia e ardhshme për shtresat në nevojë. Këtu, përfytyrimi se si do të bëhet kjo zonë është shumë i bukur. Ne në çdo cep të saj, Tiranën duam ta kthejmë në një qytet ku qytetarët të kenë kushte më minimale të jetesës, një qytet miqësor me qytetarët, apo edhe këtu tu japim fund njëherë e mirë punimeve. Rrugët, të jeni të sigurt se do të kenë një datë fillimi dhe mbarimi. Punimet do të jenë të gjitha nëntokësore”, tha Kosova.

Kosova shtoi se Bashkia e ardhshme e Tiranës ka llogaritur për 2 vitet e para 104 projekte në infrastrukturë, 300 mijë metra katrorë trotuare dhe 50 km rrugë që do i shtohen qytetit në dy vitet e para. Kandidati i djathtë se këto projekte parashikojnë një Tiranë komode dhe të sigurt.

“Në Tiranë shumë rrugë, ku nuk mund të hyjë as zjarrfikësja. Bashkë me urbanistët projekt për shtrirjen e tubave të zjarrfikësve në ato zona problematike. Bashkia e Tiranës ka llogaritur për 2 vitet e para 104 projekte në infrastrukturë. 300 mijë metra katrorë trotuare, 50 mijë km rrugë që do i shtohen qytetit në dy vitet e para. Bashkia e Tiranës nën drejtimin tim merr përsipër që brenda 4 viteve të para 100% të rrugëve të fshatrave që lidhen me Tiranën do të jenë të asfaltuara. Gjithashtu Tirana nuk ka nevojë jo vetëm për rrugë e trotuare, por ky qarkullim ka nevojë të lehtësohet dhe ka nevojë edhe për tabelat orientuese, rreth 4200 që ulin numrin e aksidenteve. Duam të kthejmë një Tiranë komode dhe të sigurt”, u shpreh ai.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: