Kosova do të fillojë Ligën e Kombeve duke u përballur me dy përfaqësuese, Moldavinë dhe Greqinë që nuk ia njohin pavarësinë. Më 3 shtator dardanët do të përballen me Moldavinë, por kjo e fundit ka vendosur mos e luajë ndeshjen në Chisinau, por në Itali.

Sfida do të luhet në ”Ennio Tardini” të Parmës teksa ende nuk dihet për ndeshjen tjetër, Kosovë- Greqi e cila si rregull duhet të luhet në Prishtinë por a do pranojnë grekët?

Ndërkohë Federata e Futbollit në Kosovë po përgatit një plan B në rast emergjence, për t’i luajtur ndeshjet në Itali, pikërisht në ”Ennio Tardini” të Parmës, dhe me këtë rast Greqia dhe Moldavia nuk do kishin probleme pasi janë në vend neutral që e njohin.

Në Ligën C, grupin 3 bashkë me 3 skuadrat e sipërpërmendura është edhe Sllovenia e cila ka njohur pavarësinë e Kosovës dy javë pasi e shpalli. Vetëm me të nuk do të ketë probleme dhe ndeshjet do të luhen rregullisht në Ljubjana dhe Prishtinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb